... minut pas minuti

“Të rritet pensioni!” Të moshuarit: Nuk mjafton dhurata një herë në vit

publikuar nga Xhensila Buba, ne #Euronews. ora 17:18

Bonusi i funditvitit për pensionsitët ketë vit do të jetë nga 100 euro deri në 150 euro, thënë kjo nga kryeministri Rama, pak ditë më parë. Por si e komentojnë pensionistët marrjen e këtij pensioni, e këtij bonusi për fundvit. A duhet të vazhdojë përgjatë gjithë muajve dhe a duhet të ishte kryer dhe më parë.

“Faleminderit shumë po nuk e dimë, të sigurt nuk e kam. Kur të na e japë, e falënderojmë jetë e gjatë pastë. Nuk mjafton, por kalojmë mo, bukë thatë me gjellë e hamë”.

Për pensionistët shumë të tilla janë ndihmë për ta, por këto duhet të jenë pjesë e pensioneve të tyre dhe jo të jepen për raste festash.

“Unë do të marr 100 euro, duhet të rritet pensioni, jo të na e japë dhuratë në fund të vitit. As ilaçet nuk përballoj me ato”, tha një pensionist.

“Bravo i qoftë, i rrofshin kalamajtë, ju shtoftë jeta. Vitin e kaluar sa keni marrë? 50 mijë lekë, ketë herë 100 mijë lekë. Ndaç të mjaftojnë, ndaç jo aq do na japi”, tha një tjetër.

Bonusi do të jetë i ndarë në kategori, për ata pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë të reja, do të përfitojnë 150 euro dhe ata që kanë më shumë se 20 mijë lekë të reja do të marrin 100 euro.