Debati për TikTok/ Prindërit, pro dhe kundër mbylljes së rrjetit social
publikuar nga lia rda, ne #ABC News. ora 15:59
Bëhen bashkë kur thonë se nxisin shantazhin dhe bullizmin, por ndahen për masat që duhen marrë ndaj rrjeteve sociale TikTok dhe SnapChat. Shumë prej prindërve në Tiranë janë për mbylljen e tyre.
Më të rinjtë sugjerojnë vendosjen e filtrave mbrojtës dhe kufizim të moshës së përdoruesve.
Për sociologë e punonjës të shkencave sociale ajo që është e ndaluar nis të bëhet më e kërkuar. Në vend të shmangies së teknologjisë specialistët sugjerojnë edukimin e të rinjve për ta përdorur atë në favor të tyre.
Një plan kombëtar gjithëpërfshirës dhe kthimin e autoritetit të mësuesit janë dy nisma që i shohin emergjente për të ndalur dhunën mes adoleshentëve.
Qeveria paralajmëroi masa drastike për TikTok dhe SnapChat pas vrasjes së një 14-vjeçari pranë shkollës ku mësonte. Por nëse këto rrjete sociale do të mbyllen kryeministri tha se do të vendoset në përfundim të një konsultimi të gjerë./abcnews.al