... minut pas minuti

Kuvendi i Kosovës miraton pa opozitën buxhetin për 2025-ën

publikuar nga Xhensila Buba, ne #Euronews. ora 18:09

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për 2025, i cili kap shifrën 3.6 miliardë euro.

Pro buxhetit në lexim të dytë votuan 61 deputetë nga mazhoranca, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Deputetët shqyrtuan edhe amendamentet për buxhetin, ku 122 sosh ishin nga opozita dhe të njëjtat nuk morën mbështetjen e pushtetit.

Paraprakisht, kryetari i Komisionit për buxhet, deputeti i LVV-së, Armend Muja, tha se asnjëri nga deputetët opozitarë nuk ka ardhur në komision për t’i argumentuar amendamentet e tyre, të cilat sipas tij kishin vlerë 320 milionë euro.

Gjatë seancës së sotme, partitë opozitare e kanë quajtur “të kontaminuar” buxhetin, madje e kualifikuan si joligjor dhe antikushtetues.