Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet sërish nafta e benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte çmimet e reja të hidrokarbureve, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e sotme në orën 13:00.
Nafta ka pësuar një ulje me 5 lek, ku nga 202 lekë/litër do të shitet me 197 lekë. Ndërsa benzina është ulur me 2 lek.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës në datë 21 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:






SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
/vizionplus.tv