Digjen goma buzë Shkumbinit, krim mjedisor në Elbasan, banorët: Na helmuan

0
Screenshot_4-18-594x400-1

Një situatë shqetësuese mjedisore është raportuar paraditen e kësaj të hëne në Elbasan,  ku banorët që jetojnë në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik kanë ngritur alarmin për ndotje të rëndë të ajrit.

Ajo ka ardhur si rezultat i djegjes së gomave buzë lumit Shkumbin. Tymi i i ka mbuluar zonën, ndërsa banorët ankohen se në veçanti fëmijët dhe të moshuarit, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe irritim të fortë nga era e rëndë.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që persona të paidentifikuar djegin goma në zona të banuara dhe shkaktojnë ndotje të rëndë mjedisore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *