Forumi për sigurinë/ Rama nga Estonia: Fragmentarizimi burokratik, rrezik për NATO

0
minuti_logo-12

Kryeministri Edi Rama, teksa vizitoi Estoninë, mori pjesë në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria do e mbështesë gjithmonë NATO, si vend anëtar.

Rama shtoi se fragmentarizimi burokratik është rrezik për NATO.

“Shqiptarët janë talebanë pro perëndimore, jemi me aleancën transatlantike deri në fund. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq një paralele, të bëj pikënisje ish Bashkimin Sovjetik. Kur vjen fjala si gjërat perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo sepse Europa mund të bëhet Bashkim Sovjetik, por a mundet Europa në kushte të caktuara, të lejojë imperativat e mbrojtjes, për të krijuar mungesë afagjatë ekuilibri. Do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë sfidat ekonomike. Më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa. Na duhet të bëjmë vlerësim të mirëfilltë. Konteksti ka ndryshuar. Jemi shumë vende, së bashku jemi ekonomi e madhe. Do ta mbyll me një pyetje, që mendoj, Europa duhet t’ia bëjë vetes, sa mund të shpenzojë një civilizim për të mbrojtur veten”, theksoi ai./abcnews.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *