Hollanda u eliminua nga Botërori, por trajneri Koman nuk jep dorëheqjen: Kam idetë e mia, por s’do t’i them

Trajneri i Hollandës, Ronald Kuman, shumë i zhgënjyer, foli për NOS pas humbjes kundër Marokut, që solli eliminimin nga Kupa e Botës në raundin e 1/16-ave.

Këto ishin fjalët e tij, duke filluar me pyetjen e madhe që shumë veta po bëjnë tashmë, a do të qëndrojë në krye apo po mendon të japë dorëheqjen? Trajneri i “tulipanëve” e hodhi poshtë çështjen: “Kam mendimet e mia për këtë çështje, por nuk do t’i them tani.”

Së fundmi, Kuman foli edhe për gjuajtjet e penalltive , duke u përqendruar në veçanti te goditja e dytë e penalltisë e ekzekutuar nga Rahimi, e cila u devijua nga portieri Verbrugen:

“Ishte shumë e rëndësishme për ta nga pikëpamja psikologjike, por për ne ishte e pafavorshme. Nëse ju ndodhin këto incidente, ka mbaruar vërtet.”

The post Hollanda u eliminua nga Botërori, por trajneri Koman nuk jep dorëheqjen: Kam idetë e mia, por s’do t’i them appeared first on SHKODRA SPORT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *