Irani: Nuk kemi besim se SHBA-të i marrin seriozisht bisedimet e paqes

0
minuti_logo-18

Ministri i jashtëm i Iranit tha se Teherani “nuk ka besim” te SHBA-të dhe është i interesuar për negociata me Uashingtonin vetëm nëse është serioz për t’i dhënë fund luftës.

Gjatë një vizite në New Delhi për takimin e ministrave të jashtëm të BRICS, Abbas Araghchi tha se procesi i ndërmjetësimit nga Pakistani nuk ka dështuar, por është në “vështirësi”.

Më herët, Aragchi propozoi që Irani të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit me Omanin.

Në një deklaratë duke reaguar ndaj komenteve të Donald Trump në Kinë këtë mëngjes, ministri tha se të dy vendet “po konsultohen për të krijuar një mekanizëm të përshtatshëm për menaxhimin e ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit dhe për të siguruar kalimin e sigurt të të gjitha anijeve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *