Policia e Durrësit ka arrestuar një 55-vjeçar i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 1 mijë fara kanabis sativa.
Në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi” u vu në pranga shtetasi 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Durrësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues autorin e dyshuar, shtetasin A. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike kanabis sativa (në total 1045 fara), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
The post Iu gjetën mbi 1 mijë fara kanabis në makinë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës appeared first on Euronews Albania.