Kanë të njëjtin numër pikësh në renditje, fitoresh dhe diferencë golash, ja pse City ndodhet sipër Arsenal

0
Untitled-5

Pasi e udhëhoqi renditjen përgjatë gjithë sezonit, Arsenal është tani i dyti në renditjen e Premier League pas fitores 1-0 të Manchester City ndaj Burnley, të mërkurën në mbrëmje.

“Qytetarët” janë ngjitur në vendin e parë edhe pse të dyja skuadrat kanë të njëjtin rezultat pikësh (70 pikë secila), të njëjtin numër fitoresh (21 secila) dhe diferencë golash (+37 secila).

Gjithsesi, skuadra e Mikel Arteta ka rënë një vend sepse City ka shënuar më shumë gola në Premier League, 66 kundrejt 63 të “topçinjve”.

Nëse Arsenal dhe Manchester City e përfundojnë sezonin me të njëjtat pikë, diferencë golash dhe gola të shënuar, atëherë titulli do të vendoset nga rezultati i ndeshjeve kokë më kokë, i cili favorizon ekipin e Pep Guardiola.

Manchester City mundi Arsenal 2-1 javën e kaluar, ndërkohë që skuadrat barazuan 1-1 më herët gjatë sezonit në “Emirates”.

The post Kanë të njëjtin numër pikësh në renditje, fitoresh dhe diferencë golash, ja pse City ndodhet sipër Arsenal appeared first on SHKODRA SPORT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *