“Mbepe? Nuk më interesojnë emrat, këtu vendos unë”, Arbeloa: Po nuk i pëlqeu, të presë trajnerin tjetër
Kilian Mbapeja nuk e përtypi lehtë lënien në stol mbrëmjen e djeshme dhe menjëherë doli publikisht kundër trajnerit të tij. Por nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e Alvaro Arbeloas. Ky i fundit ka lënë mënjanë diplomacinë dhe e ka bërë të qartë përpara gazetarëve se nuk i interesojnë emrat e lojtarëve. Ai ka deklaruar se vendimet i takojnë atij dhe se nëse dikujt nuk pëlqejnë këto vendime, atëherë duhet të presë për trajnerin e radhës te Reali i Madridit.
“Nuk ka ndodhur kurrë që t’i kem thënë Mbapesë se është sulmuesi ynë i katërt. Ndoshta e ka keqkuptuar. Nuk e kam thënë kurrë. Është e qartë për mua se një lojtar që nuk mundi të udhëtonte me ekipin pak ditë më parë nuk mund të fillonte titullar menjëherë pas kësaj. Nuk ishte finale, luajmë përsëri pas 3 ditësh. Kjo ishte një gjë normale.
Për sa kohë që jam në këtë karrige, unë jam ai që vendos se kush luan dhe kush jo. Nuk më intereson për emrat e tyre. Nëse u pëlqen, në rregull, dhe nëse jo, mund të presin për trajnerin tjetër”, ka deklaruar Alvaro Arbeloa./Sport Ekspre