Nëse dëshironi të dukeni më të dobët, mos mbani veshje me vija vertikale

Një studim i ri nga National Yunlin University of Science and Technology sfidon një nga rregullat më të përhapura të modës: idenë se vijat vertikale të bëjnë të dukesh më i dobët. Sipas kërkimit, në fakt janë vijat horizontale të holla ato që krijojnë efektin më të favorshëm vizual, duke e bërë trupin të duket më i gjatë dhe më i dobët.

Studiuesit analizuan perceptimin e 241 pjesëmarrësve, të cilëve iu treguan fotografi të një gruaje me bluza të ndryshme me vija. Ata u kërkuan të vlerësonin se sa e hollë dukej ajo në secilën veshje. Eksperimenti u zhvillua në tre faza: fillimisht me vija horizontale, më pas me vija vertikale dhe në fund me një krahasim të drejtpërdrejtë mes të dyjave.

Rezultatet treguan se bluzat me vija horizontale shumë të holla, të njohura si “pencil stripes”, u perceptuan si me efekt “dobësues”. Kjo bie ndesh me bindjen historike, e cila daton që nga shekulli i 19-të, kur vijat vertikale konsideroheshin simbol elegance dhe gjatësie, ndërsa ato horizontale mendohej se “prisnin” figurën trupore.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se efekti vizual nuk varet vetëm nga drejtimi i vijave. Tre faktorë kryesorë ndikojnë në perceptim: drejtimi (horizontal apo vertikal), tipi i vijave (të holla apo të baraslarguara) dhe hapësira mes tyre. Për shembull, edhe disa modele me vija vertikale të baraslarguara mund të japin një efekt dobësues.

Studimi, i publikuar në i-Perception, nënvizon se mënyra si linjat dy-dimensionale aplikohen mbi trupin tre-dimensional mund të krijojë iluzione optike të ndryshme.

Ky debat për modën vjen paralelisht me një tjetër studim nga Northwestern University, i cili tregon se trendet e veshjes përsëriten çdo 20 vjet. Sipas studiuesve, moda luhatet vazhdimisht mes stileve të vjetra dhe të reja, duke rikthyer herë pas here edhe rregulla që dikur konsideroheshin të padiskutueshme.

The post Nëse dëshironi të dukeni më të dobët, mos mbani veshje me vija vertikale first appeared on Geek Room.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *