Pas Korçës, digjet një tjetër automjet në Vlorë, dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e Lumit të Vlorës, në segmentin mes fshatrave Kuç dhe Qeparo, duke u djegur pothuajse tërësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Himarës, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, automjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i cili ishte në lëvizje në momentin kur kanë shpërthyer flakët.

Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë të gjithë automjetin, si pjesën e përparme ashtu edhe atë të pasme, ndërsa intensiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sapo kanë konstatuar flakët, personat që ndodheshin në automjet kanë dalë menjëherë jashtë, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre.

Pak minuta më parë, një tjetër makinë u dogj në Korçë. Shoferi ndodhej në një dyqan aty pranë, kur mjeti u përfshi nga flakët. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve, mjeti u dogj plotësisht. Dyshimet e para janë për zjarrëvënie të qëllimtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *