Prodhuesi kinez i makinave patenton idenë e një tualeti të integruar në sedilen e makinës

Prodhuesi kinez i makinave Seres ka patentuar një ide të pazakontë, një “tualet brenda automjetit” që është i integruar poshtë sediljes së pasagjerit. Sipas dokumenteve të paraqitura më 10 prill, kjo zgjidhje synon të përmbushë nevojat fiziologjike të përdoruesve gjatë udhëtimeve të gjata, kampingut ose qëndrimit në makinë. Megjithatë, kompania nuk ka konfirmuar ende nëse do ta implementojë këtë ide në modele konkrete.

Plani përfshin një tualet që aktivizohet me buton ose komandë zanore dhe që del nga poshtë sediljes. Sistemi është i pajisur me ventilator dhe tub shkarkimi për të largu-ar aromat jashtë automjetit. Mbetjet grumbullohen në një depozitë që duhet zbrazur manualisht, ndërsa një element ngrohës rrotullues ndihmon në avullimin e urinës dhe tharjen e mbetjeve të tjera. Kur nuk përdoret, tualeti fshihet plotësisht, duke kursyer hapësirë.

https://ichef.bbci.co.uk/news/1536/cpsprodpb/8656/live/00815740-3a05-11f1-a8a6-9b40bfbb07ca.jpg.webp

Edhe pse tualetet në automjete janë të rralla dhe zakonisht gjenden në autobusë për distanca të gjata, ide të ngjashme kanë ekzistuar më parë. Në vitet 1950, një version i veçantë i Rolls-Royce Silver Ëraith përfshinte një tualet dhe televizor të integruar.

Ky zhvillim pasqyron një trend më të gjerë në tregun kinez të makinave elektrike, ku prodhuesit shtojnë funksione të pazakonta për të dalluar veten. Automjetet shpesh ofrojnë sedilje me masazh, sisteme karaoke dhe frigoriferë të integruar. Seres, me bazë në Chongqing, fokusohet kryesisht në SUV elektrikë dhe operon kryesisht në Kinë, por ka zgjeruar praninë edhe në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

The post Prodhuesi kinez i makinave patenton idenë e një tualeti të integruar në sedilen e makinës first appeared on Geek Room.

Author: Brenton Benja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *