Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

0
Screenshot-2026-05-15-162820-579x400-1

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy sfida miqësore në fillimin e muajit qershor. Fillimisht do të sfidojë Izraelin, më pas Luksemburgun.

Klidman Lilo pritet të jetë risia e radhës nga trajneri Silvinjo, sipas raportimeve të fundit nga “Sport 24” në Greqi.

Lilo fitoi së fundmi Kupën e Greqisë me OFI Kretën, ndërsa vendosi të festonte me flamurin e Shqipërisë. 23-vjeçari i lindur në Athinë ka luajtur vetëm në Greqi deri tani.

Pasi regjistroi paraqitje me Shqipërinë U-20 dhe U-21, për të do të ishte hera e parë që grumbullohej me ekipin A. Lilo regjistron 14 paraqitje me OFI Kretën në Greqi gjatë këtij edicioni, ndërsa në tri prej tyre është mbajtur porta e paprekur.

Pas Strakoshës dhe Pilos, do të ishte një tjetër lojtar i Shqipërisë që luan në elitën e futbollit grek. Për Lilon raportohet si një moment i mundshëm historik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *