Gjykata e Tiranës ka caktuar vendimin për 11 protestuesit që u kapën me molotov gjatë tubimit të Partisë Demokratike.
Vendimi caktoi masën “arrest me burg” për 5 prej tyre, ndërkohë 6 personave u është caktuar masa “detyrim paraqitje”.
Konkretisht, arrestohen:
1-Klement Çuçka, “arrest me burg”
2-Bujar Tusha, “arrest me burg”
3- Henri Shapllo, “arrest me burg”
4-Mirvel Tocilla, “arrest me burg”
5- Semi Bici, “arrest me burg”
Të arrestuarit akuzohen për përdorim të mjeteve shpërthyese të tipit molotov dhe përfshirje në veprime të dhunshme gjatë tubimit.
Ndërkohë, lidhur me të njëjtën ngjarje, janë proceduar edhe 15 persona të tjerë, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.
The post U kapën në flagrancë me molotov, jepet vendimi për 11 të arrestuarit nga protesta e PD (EMRAT) appeared first on Euronews Albania.