Universiteti i Shkodrës vlerëson suksesin e Alis Kallaçit në Eurovizion si një arritje për qytetin dhe Shqipërinë
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka reaguar me krenari pas kualifikimit të këngëtarit shkodran Alis Kallaçi në finalen e madhe të Eurovizion 2026 në Vjenë. Përmes një postimi publik, universiteti vlerëson performancën e artistit me këngën “Nàn”, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe komunitetin universitar.
Në mesazhin e publikuar, thuhet se Alis Kallaçi elektrizoi publikun europian me një performancë plot emocion, energji dhe identitet artistik, duke ngritur lart flamurin shqiptar në një nga skenat më të mëdha të muzikës në Europë.
Universiteti thekson gjithashtu se artisti është diplomuar Bachelor në Pedagogji Muzikore pranë “Luigj Gurakuqit”, ndërsa shpreh krenarinë për arritjet e tij artistike dhe përfaqësimin dinjitoz që i bën Shqipërisë dhe qytetit të Shkodrës.
Në fund të reagimit, komuniteti universitar i uron Alisit suksese në finalen e madhe të Eurovizionit dhe një rrugëtim sa më të ndritur në karrierën e tij artistike.
Postimi i plotë në faqen e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në rrjetet sociale
Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë dhe për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”!
Alis Kallaçi ka shkëlqyer në skenën madhështore të Eurovizion 2026 në Vjenë me këngën emocionuese “Nân”, duke siguruar kualifikimin e Shqipërisë në Finalen e Madhe të Eurovision!
Me një performancë plot emocion, energji dhe identitet artistik, këngëtari nga Shkodra elektrizoi publikun europian dhe ngriti lart flamurin shqiptar në një nga skenat më të mëdha të muzikës.Alis Kallaçi është Bachelor në Pedagogji Muzikore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dhe ne si komunitet universitar ndihemi krenarë për arritjet e tij artistike dhe përfaqësimin dinjitoz që i bën Shqipërisë dhe qytetit të Shkodrës.
I urojmë shumë suksese në Finalen e Madhe dhe një rrugëtim sa më të ndritur në karrierën e tij artistike!
#AlisKallaçi #Eurovision2026 #Nân #TeamAlbania #UNISHK #UniversitetiShkodres #Shkodra #ProudMoment #Music #EurovisionFinal #Shqipëria #Vienna2026

Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë dhe për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”! 

Alis Kallaçi ka shkëlqyer në skenën madhështore të Eurovizion 2026 në Vjenë me këngën emocionuese “Nân”, duke siguruar kualifikimin e Shqipërisë në Finalen e Madhe të Eurovision! 


Alis Kallaçi është Bachelor në Pedagogji Muzikore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dhe ne si komunitet universitar ndihemi krenarë për arritjet e tij artistike dhe përfaqësimin dinjitoz që i bën Shqipërisë dhe qytetit të Shkodrës. 

I urojmë shumë suksese në Finalen e Madhe dhe një rrugëtim sa më të ndritur në karrierën e tij artistike! 