Vizita e parë e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës, z. Zulfaj, në Shqipëri: Bashkëpunim i ngushtë për integrimin në BE

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në Shqipëri.

Gjatë vizitës, z. Zulfaj zhvilloi një takim kortezie me homologen shqiptare, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren për BE-në, znj. Majlinda Dhuka, të shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), znj. Eridana Çano.

Z. Zulfaj falënderoi znj. Dhuka-n për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. “Republika e Kosovës gëzohet për rezultatet tuaja”, deklaroi ai, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i domosdoshëm.

Prioritet i Kosovës mbetet marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave, ku përvoja e Shqipërisë do të shërbejë si udhëzues për përgatitje dhe përshpejtim të procesit.

Znj. Dhuka e mirëpriti takimin dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të ndarë përvojat teknike dhe institucionale të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE.

Ajo theksoi rëndësinë e përgatitjes në kohë dhe planifikimit të mirë, duke siguruar se Shqipëria do ta mbështesë Kosovën me të gjitha përvojat e saj.

Author: RedaksiaLexo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *