minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Nuk do jeni shumë të kthjellët sot për atë që duhet të bëni në jetën në çift dhe do debatoni herë pas here me partnerin. Beqarët nga ana tjetër do jenë më të privilegjuar në dashuri dhe do e gjejnë personin që aq shumë kanë ëndërruar. Financat do jenë mjaft delikate prandaj kujdes me shpenzimet që do kryeni. Po bëtë gabime do vuani për gjithë jetën.

Demi

Pasioni në çift do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni edhe më mirë pranë atij që dashuroni dhe do jeni gati të merrni edhe vendime. Beqarët do vazhdojnë gjithë kohës të jenë në kërkim të dashurisë, por nuk do kenë shumë fat. Financat do jenë goxha shqetësuese kështu që bëni mirë të shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Binjakët

Marrëdhënia në çift do jetë më e mirë se disa ditë më parë, megjithatë që situata të vazhdojë kaq e ngrohtë, duhet t’i merrni gjërat me qetësi. Beqarët do kenë nevojë për më shumë liri dhe nuk do ndihen gati të fillojnë një lidhje. Financat do jenë goxha të turbullta. Duhet me patjetër të merrni disa masa strikte nëse nuk doni që situata të bëhet akoma më problematike.

Gaforrja

Do i jepni shumë prioritet jetës suaj në çift gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Partneri nga ana tjetër do kujdes më tepër për ju dhe do iu surprizoje. Beqarët do ndihen më në fund gati ta hapin zemrën e tyre dhe të dalin nëpër takime. Plani material do fillojë dalëngadalë të përmirësohet. Mund të shlyeni edhe borxhet që keni marrë.

Luani

Plutoni do nxisë debatet e jetën tuaj në çift dhe do e keni shumë të vështirë të ruani një klimë të ngrohtë. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Beqarët do kenë një dite normale dhe pa ndonjë gjë te veçantë. Duhet ende të prisni për të bërë për vete atë që pëlqeni. Nëse nuk bëni kujdes me shpenzimet, financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Virgjeresha

Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do flisni më tepër me partnerin dhe do e respektoni çdo mendim të njëri-tjetrit. Për beqarët do ketë disa takime interesante, por asgjë me tepër sesa kaq. Gjithsesi mos u mërzitni sepse shumë shpejt gjërat do ndryshojnë në jetën tuaj. Ekuilibri financiar nuk do ketë as tronditjen më të vogël.

Peshorja

Ditë e keqe kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do jeni në gjendje të mirë për te diskutuar qetësisht me partnerin dhe do debatoni ashpër me te. Kujdes me fjalët që do thoni. Për beqarët do jetë një ditë vendimtare nga e cila do varet gjithë e ardhmja e tyre. Financat fatmirësisht do mbrohen gjithë kohës nga yjet. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Akrepi

Jeta juaj në çift do e humbasë paksa alegrinë dhe harmoninë që ka pasur. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe situata ka rrezik të ndërlikohet. Beqarët do pranojnë çdo ftesë që do ju bëhet dhe do ndihen gati të fillojnë edhe aventura kalimtare. Buxheti duhet menaxhuar me më shume kujdes dhe largpamësi. Mos mendoni vetëm për rehatinë e momentit.

Shigjetari

Ditë disi më e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni me këmbë në tokë dhe do i pranoni disa gabime që keni bërë. Partneri nga ana tjetër do jetë më tolerant. Për beqarët atmosfera do jetë kaotike. Mos u nxitoni të merrni vendime të pamenduara. Financat në përgjithësi do jenë të qëndrueshme, megjithatë për të bërë investime të mëdha duhet të prisni.

Bricjapi

Të dashuruarit nuk duhet të tregohen strikte me ata që kanë në krah sepse mund të kenë mosmarrëveshje të shumta. Ka shumë mundësi që beqarët të bien në dashuri me personin e gabuar sot dhe të vuajnë për gjithë jetën. Kujdes me zgjedhjet që do bëni. Ne planin financiar nuk duhet ta lini për nesër rregullimin e telasheve sepse mund të jetë vonë.

Ujori

Ditë shumë e lumtur kjo e sotmja për ata që janë në çift. Do dashuroheni në mënyrë pasionante me partnerin dhe do doni që dita të mos ketë një fund. Beqaret do kërkojnë shumë, por në fakt në mendje do kenë një mik te familjes. Mos u nxitoni të shpreheni para se të jeni të qartë. Financat fatmirësisht nuk do jenë problematike. Do jeni të qetë në këtë sektor.

Peshqit

Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë mjaft i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë personit që dashuroni dhe do kaloni momente të paharruara pranë tij. Do i sqaroni edhe disa hatërmbetje. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë të mbushur me takime dhe emocione. Ne planin financiar duhet të reflektoni njëqind here para se të hidhni çdo lloj hapi. Investimet lërini për më vonë.