Rikthehet monumenti i patriotit Çerçiz Topulli në zonën muzeale të Gjirokastrës
Në sheshin kryesor në zonën muzeale të qytetit të Gjirokastrës është rivendosur monumenti i patriotit Çerçiz Topulli.
Monumenti prej bronxi u zhvendos në nisje të punimeve për rehabilitimin e sheshit ” Çerçiz Topulli” dhe ndërtimin e parkimit nëntokësor.
Së fundi monumenti është rikthyer sërish në piedastalin prej mermeri, i cili gjithashtu po i nënshtrohet restaurimit.
Monumenti prej bronxi i Çerçiz Topullit u vendos në shesh në vitin 1934 dhe është vepër e skulptorit Odise Paskali.
Për realizimin e tij kontribuan financiarisht banorët e qytetit si dhe gjirokastritët në emigracion.
Monumenti është një prej simboleve që identifikon qytetin e Gjirokastrës.
Atdhetari Çerçiz Topulli drejtoi njerën prej çetave patriotike antiosmane në jug të vendit, e cila hyri në histori me vrasjen e bimbashit turk në Gjirokastër dhe Luftën e Mashkullorës në mars 1908.
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 { background: url(https://euronews.al/wp-content/uploads/2024/12/Screenshot_54.jpg) 0 0 no-repeat; } #tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 { background: url(https://euronews.al/wp-content/uploads/2024/12/Screenshot_55.jpg) 0 0 no-repeat; } #tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 { background: url(https://euronews.al/wp-content/uploads/2024/12/Screenshot_56-1.jpg) 0 0 no-repeat; } 1 of 3