Vlorë, grabitet dhe masakrohet 68-vjeçari në banesë
Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në zonën e Centrales në Vlorë, pjesë e lagjes "10 Korriku”.
Burime nga policia thonë se personi është grabitur dhe me pas është vrarë , pasi ai është gjetur i zhveshur. Sipas të njetave burime 68-vjeçari është goditur me një send të fortë në pjesën e nofullës.