minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, procedohen penalisht dy persona

publikuar nga fra nc, ne #Euronews. ora 14:14


Dy ndërhyrje të njëpasnjëshme janë kryer nga Policia e Tiranës në zonën e “Sami Frashërit” dhe në Astir, ku janë liruar hapësira publike të zëna në kundërshtim me ligjin. Sipas policisë bëhet e ditur se dy persona janë proceduar penalisht.

“Në rrugën “Sami Frashëri”, një 26-vjeçar, A. M., është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi “dyshohet se kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë publike, të cilën e përdorte si vendparkim privat. Gjithashtu, kishte vendosur në pronën e tij një kontinier, pa lejen e organeve kompetente”-njofton Policia.

Ndërkohë, në zonën e Astirit, konkretisht në rrugën “Teodor Keko”, strukturat e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT-në, konstatuan një tjetër rast zaptimi, një sipërfaqe publike ishte kthyer në ambient bar-kafe pa leje.

“Pas përfundimit të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 34 vjeç, për veprën penale ‘Pushtimi i tokës’”-thuhet në njoftimin e policisë.