minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Plani i administratës Trump, largohen mbi 1 mijë punonjës të dikasterit diplomatik

publikuar nga Elidona Aga, ne #Euronews. ora 18:46


Mbi 1 mijë punonjës të Departamentit amerikan të Shtetit janë shkarkuar në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të reduktuar krahun federal të punës.

Reduktimi përfshin 1 mijë e 107 punonjës civilë dhe 246 punonjës të shërbimit të huaj, saktësohet në një dokument të Departamentit të Shtetit, i siguruar nga mediat amerikane.

Punonjësit në fjalë janë larguar kundër vullnetit të tyre, ndërkohë që më herët gjatë vitit 1.500 të tjerë u larguan me vetëdije pas skemës së riorganizimit të hartuar nga qeveria federale.

Duke reaguar, kritikët kanë deklaruar se shkarkimi masiv do të cënojë punën që bën departamenti në politikën e jashtme.

“CBS News” raporton se thuajse të gjithë shërbyesit civilë në Byronë për Popullsinë, Refugjatët dhe Emigracionin, një zyrë që sistemon refugjatët në Shtetet e Bashkuara, janë shkarkuar.

Të njëjtin fat kanë pasur edhe personat që punonin në zyrën e Koordinimit për Zhvendosjen e Afganëve.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë punonjësit civilë në korridorin e departamentit teksa largohen me sendet personale. Ndërsa të tjerë duartrokasin tashmë ish-kolegët dhe përqafohen me ta.

Ndërkohë, jashtë ndërtesës, protestues të mbledhur kanë ngritur parullat “Faleminderit diplomatëve të Amerikës” dhe “Ne meritojmë më mirë”.

LEXONI GJTIHASHTU:

Zelensky: Furnizimet ushtarake për Ukrainën kanë rifilluar Erdogan paralajmëron: Parlamenti do të ngrejë një komision për çështjet…