minuti.al

... e reja e cdo minuti!

U kap me doza køkaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 21:17


Karabinierët e Riccione të Italisë (Rimini), kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar. Ata e nënshtruan të riun në një kontroll fizik, sapo ai shiti dozën e radhës për 30 euro një përdoruesi, në orët e vona të natës.

Nga kontrolli arritën të zbulonin 20 doza me kokainë në trup, mjet dhe më pas në banesën ku qëndronte. Gjithashtu si provë u sekuestruan edhe 700 euro cash që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm.

Policia tha se ai po qëndronte në një dhomë hoteli, nga ku bënte biznesin e tij ilegal, informon media italiane. Shqiptari u vendos në paraburgim, ku në një seancë mase sigurie të përshpejtuar u la në arrest shtëpie nga gjykata, deri në fund të procesit që do bëhet me procedurë të shkurtuar.