minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Salianji rrëfen detaje nga burgimi: Lahesha me kanaçe, luajta futboll pas 18 vitesh

publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 20:50


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e Fierit.

Ai foli për kushtet e vështira në qeli dhe padrejtësinë që sipas tij, e çoi pas hekurave. Salianji theksoi se qëndrimi në burg ishte një provë e rëndë njerëzore, por edhe një “medalje politike”. Ai zbuloi se përjetimet në qeli do t’i përshkruajë më gjerësisht në një libër që planifikon të botojë.

"Nuk kam nevojë të kem post, që të vijoj aktivitetin tim publik. Dënimi im është me pasoja, sepse për 5 vite nuk mund të jem as deputet. Por në këndvështrimin politik, dënimi politik është medalje për mua. Në qeli numërohen edhe orët. Jam dënuar për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim fare. Nuk më kanë gjetur akuzë as për korrupsion, për asgjë. Më futën në burg, sepse iu prishja punë për zgjedhje. Dita e parë, për çdo njeri që përfundon në qeli, është moment i vështirë për jetën e njeriut, edhe pse e di se ke mbështetje masive dhe në spektrin politik ka pasur dakordësi që ishte dënim i padrejtë. Ajo që të rëndon më shumë burgun është padrejtësia. Mendoj që jam me personalitet të fortë dhe nuk kam pasur probleme.

Qëndrova në qeli, kam shkruar, kam reaguar. Aty kupton që s’ka dhe ujë e duhet të lahesh me kanaçe. Këto do i përshkruaj me detaje në një libër. Nga ana njerëzore, stafi në burgun e Fierit ishin njerëz profesionistë. Situatat janë ndryshe nga ato që janë jashtë. Duhet të shkruash me dorë, të shohësh një TV të vogël. Në ditët e para kërkon ku është telefoni, se je mësuar me instikt, tani prsh më bën përshtypje që e kam telefonin. Pra, që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë. Pritja ka qenë e mirë, njerëzit bërtisnin emrin tim, thërrisnin “Rama ik”, kjo ishte diçka e mirë, se kupton që edhe qytetarët që janë dënuar, dikush me të drejtë e dikush pa të drejtë, e kanë kuptuar se burgosja ime ishte e padrejtë.

Në burg të mungon liria, je i detyruar që të rrish në një vend të caktuar për shumë kohë. Unë vlerësoj investimin e familjarëve te unë, të miqve etj. Luajta futboll atje, pasi nuk kisha luajtur për 18 vite. Lagështia ishte e madhe aty. Bëra shumë miq në burg. Kam ndarë ambiente me njerëz, që preuzumohen të pafajshëm. Miqësi kam krijuar, se rrija në të njëjtën ambient dhe të dënuarit nuk duhen parë si dele të zeza, por janë njerëz që dënohen e rehabilitohen, s’janë njerëz me brirë.

S’po flas për monstra që mund të kenë bërë monstruozitete, por për njerëz, që kanë hallet e tyre dhe janë aty për shkak të problemeve të tyre personale, që mund të jenë dhe gabime jete. Më vjen mirë që shumica e mediave kanë qenë pro meje. Drejtuesit e partive të vogla kanë mbajtur qëndrim unik. Shoqëria duhet ta vlerësojë situatën time, sepse nëse dënohet një politikan pa ligj, në risk është kushdo tjetër. U detyrua të dalë Rama që të mbrojë dënimin tim.