Gjendet i pajetë brenda makinës një 50-vjeçar, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak
publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 20:15
Trupi i një 50-vjeçari është gjetur i pajetë brenda një mjeti mbrëmjen e sotme, në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në lagjen "Qemal Stafa”. Në informacionin paraprake thuhet see “brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në sedilen e pasagjerit, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç”.
Policia gjithashtu sqaron se nga veprimet e para dhe këqyrja e kryer, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, marrjen e dëshmive dhe zbardhjen e shkaqeve pas ekspertimit mjeko-ligjor.