Përfundojnë procedurat e dëbimit nga Izraeli, Baki Goxhaj do të kthehet në Shqipëri

0
minuti_logo-73

Burime nga organizata ligjore izraelite “Adalah” bëjnë me dije se policia kufitare izraelite ka përfunduar procedurat e dëbimit për shtetasin shqiptar Baki Goxhaj.

Sipas të njëjtave burime, Goxhaj pritet të largohet në orët në vijim nga territori i Izraelit, së bashku me dhjetëra persona të tjerë të ndaluar nga autoritetet izraelite. Dëbimi do të kryhet me rrugë ajrore, ndërsa destinacioni i mundshëm raportohet të jetë Turqia.

Po ashtu bëhet e ditur se shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga buxheti i policisë kufitare izraelite.

Baki Goxhaj, u ndalua 2 ditë më parë nga forcat izraelite bashkë me aktivistë të tjerë nga vende të ndryshme, teksa po dërgonin ndihma në Gaza përmes flotës së anijeve ‘Sumud’.

The post Përfundojnë procedurat e dëbimit nga Izraeli, Baki Goxhaj do të kthehet në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *