Manovra në Gjirin e Vlorës, zhvillohet stërvitja “REDONI BLU-2026” për emergjencat detare

0
minuti_logo-137

Prej dy ditësh, në Gjirin e Vlorës po zhvillohet stërvitja shumëditore “REDONI BLU-2026”, e cila ka për qëllim rritjen e aftësive koordinuese dhe kompaktësimin e veprimeve të efektivave të anijeve në rast të ndotjeve detare, në bashkëpunim me institucionet e tjera me interes në det, në përgjigje ndaj një emergjence civile të shkaktuar nga ndotja detare.

Një tjetër objektiv i kësaj stërvitjeje është dhe rritja e gatishmërisë dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional për përballimin e emergjencave civile në det, si dhe shtimi i kapaciteteve për parandalimin e veprimtarive të paligjshme në hapësirën detare.

Stërvitja po realizohet nga anijet e Forcës Luftarake Detare, në bashkëpunim me strukturat e Guardia di Finanza, përmes simulimeve të situatave të ndryshme emergjente që lidhen me ndotjen detare dhe garantimin e sigurisë në det.

Aktiviteti është përqendruar në hapësirën detare që shtrihet nga zona e Plazhit të Vjetër deri në zonën e Kalasë në Vlorë, ku forcat pjesëmarrëse po zhvillojnë manovra dhe operacione të koordinuara, me synim reagimin e shpejtë dhe efikas ndaj çdo situate emergjente që mund të paraqitet në det.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *