Përfundojnë procedurat e dëbimit nga Izraeli, Baki Goxhaj do të kthehet në Shqipëri
Burime nga organizata ligjore izraelite “Adalah” bëjnë me dije se policia kufitare izraelite ka përfunduar procedurat e dëbimit për shtetasin shqiptar Baki Goxhaj.
Sipas të njëjtave burime, Goxhaj pritet të largohet në orët në vijim nga territori i Izraelit, së bashku me dhjetëra persona të tjerë të ndaluar nga autoritetet izraelite. Dëbimi do të kryhet me rrugë ajrore, ndërsa destinacioni i mundshëm raportohet të jetë Turqia.
Po ashtu bëhet e ditur se shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga buxheti i policisë kufitare izraelite.
Baki Goxhaj, u ndalua 2 ditë më parë nga forcat izraelite bashkë me aktivistë të tjerë nga vende të ndryshme, teksa po dërgonin ndihma në Gaza përmes flotës së anijeve ‘Sumud’.
The post Përfundojnë procedurat e dëbimit nga Izraeli, Baki Goxhaj do të kthehet në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.