“Arbeloa më tha që jam sulmues i 4-t”, plas mes Mbapesë dhe trajnerit: Nuk ia ndjek konferencat! Vërshëllimat e tifozëve? Nuk vdes njeri prej tyre
Situata te Reali i Madridit vazhdon të jetë jashtë kontrollit. Tashmë një konflikt i ri ka dalë në dritë, ai mes Mbapesë dhe trajnerit Arbeloa. Sulmuesi francez e nisi ndeshjen e djeshme kundër Real Oviedos nga stoli dhe nuk i kurseu “kunjat” në media mbi këtë fakt. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes ai ka thënë se Arbeloa e konsideroi një sulmues të 4-t. Madje ai shtoi se nuk i ndjek asnjëherë konferencat e trajnerit të tij.
“Po luaj shumë mirë. Sot nuk isha titullar sepse Arbeloa më tha se jam sulmuesi i katërt në skuadër. Kur ai më tha se jam sulmuesi i katërt, thjesht e pranova. Është ajo që duhet të bëj, unë jam një lojtar. Gjithmonë përpiqem ta ndihmoj ekipin.
Nuk i shikoj konferencat për shtyp të Arbeloas. Në shtëpi kam televizion francez, jo spanjoll. Vërshëllima nga tifozët? Askush nuk do të vdesë sonte. Është normale”, ka thënë Kilian Mbape./Sport Ekspres/