Arrestohet për “ngacmim seksual” mjeku i Spitalit Rajonal të Korçës, pezullohet nga detyra

0

Mjeku i Spitalit Rajonal të Korçës, N.N., është arrestuar nga Policia e Korçës nën dyshimet për veprën penale “ngacmim seksual” ndaj një pacienteje.

Sipas burimeve zyrtare, ndalimi i mjekut 72-vjeçar është kryer pas kallëzimit të bërë nga pacientja, ndërsa ndaj tij janë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Spitalit Rajonal të Korçës ka vendosur masën e pezullimit nga detyra për mjekun deri në përfundim të procedurave hetimore.

The post Arrestohet për “ngacmim seksual” mjeku i Spitalit Rajonal të Korçës, pezullohet nga detyra appeared first on Euronews Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *