... minut pas minuti

Hovenier inkurajon Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojë më ngushtë me SHBA-të

publikuar nga Armat Matoshi, ne #Albanian Post. ora 08:21

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë një fjalimi të martën në 25-vjetorin e themelimit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, ka rikujtuar sërish nevojën për rritjen e cilësisë së partneritetit, derisa i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të angazhohet më fortë drejt bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar.

"Ne vazhdojmë t`i bëjmë thirrje qeverisë aktuale të Kosovës që të jetë një partnere më e përkushtuar në bashkëpunimin me ne dhe anëtarët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare për të realizuar këtë vizion – që Kosova të gëzojë një shoqëri në të cilën të gjithë qytetarët jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie – duke përfshirë qytetarët etnikë serbë të Kosovës”, ka theksuar ai.

Hovenier së fundi ka shprehur drojë rreth cilësisë së partneritetit mes SHBA-së dhe Kosovës, posaçërisht sa i përket mënyrës së menaxhimit të çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin serb në veri të Kosovës, duke shtuar gjithashtu e veprimet e pakoordinuara në veri e zvogëlojnë entuziazmin e SHBA-së për të mbështetur vendin e vogël ballkanik në rrugën euroatlantike.

Autoritetet e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024 kanë mbyllur disa institucione paralele të Serbisë, krahas largimit të dinarit serb. Por, lëvizjet janë kundërshtuar nga serbët lokalë dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar. SHBA-ja pothuajse vazhdimisht e ka qortuar Qeverinë e Kosovës për çfarëdo vendimi që potencialisht tensionon situatën në veriun e trazuar të vendit.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }