... minut pas minuti

“Thuaju lamtumirë të dashurve”-Izraeli akuza Iranit e Hezbollahut për sms kërcënuese

publikuar nga rom ario, ne #Euronews. ora 22:42

Izraeli ka akuzuar Iranin dhe Hezbollahun për hakerimin e një ofruesi të shërbimit celular dhe dërgimin e mesazheve kërcënuese për klientët izraelitë.

Sipas mediave të huaja, Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit tha sot se një vërshim i mesazheve me tekst në gjuhën hebraike u shfaqën në telefonat celularë në të gjithë vendin, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishin nga Komanda e Frontit të Brendshëm Izraelit.

“Thuajuni lamtumirë të dashurve tuaj”, thuhet në një nga mesazhet, të parë nga agjencia e lajmeve Associated Press.

“Mos u shqetëso, do t’i përqafosh në ferr”, vijonte mesazhi.

Sipas Qeverisë, afërsisht 5 milionë tekste të dyshimta iu dërguan izraelitëve mbrëmë, e cila nuk e përmendi ofruesin e shërbimit ose nuk sqaroi nëse ndonjë e dhënë shtesë e klientit ishte komprometuar.

Drejtoria Kibernetike e Izraelit e përshkroi vërshimin e teksteve si një "përpjekje jo të sofistikuar për të nxitur panik publik”.

Po ashtu kjo drejtori tha se izraelitët morën tre versione të mesazheve, të gjitha që përmbanin lidhje "të dëmshme” në faqet e internetit të panjohura "të bëra joaktive brenda një periudhe të shkurtër kohore”.

Hezbollahu dhe Irani nuk kanë komentuar mbi këto pretendime.