... minut pas minuti

Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut – thelbësor për stabilitetin e rajonit, thotë Begaj

publikuar nga Valon Rashiti, ne #Albanian Post. ora 11:36

Për presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut është thelbësor për stabilitetin e të gjithë rajonit, derisa ka theksuar se Kosova e ka dëshmuar përkushtimin ndaj paqes dhe është faktor kontribuues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Anëtarësimi i Kosovës në këtë Kartë është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Kosova, ndonëse është shtet i ri, ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit, dhe përbën një faktor kontribuues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, tha Begaj në konferencën e 27-të të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut.

Presidenti shqiptar e ka pranuar se rajoni i Ballkanit përballet me sfidat specifike, veçanërisht në fushën e sigurisë, ndërsa mbetet i brishtë përballë destabilizimit.

“Historia nuk duhet harruar, ndryshe mund të përsërisim gabimet. Ne jemi në gjendje të përballemi me këto sfida. Në bashkëpunim me aleatët tanë kemi punuar për të promovuar sigurinë në rajon”, shtoi.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Karta e Adriatikut është shoqatë e formuar nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara në vitin 2003 me qëllim të ndihmës në përpjekjet e tyre për t`u anëtarësuar në NATO.

Në këtë shoqatë në vitin 2008 u bashkuan edhe Bosnjë-Hercegovina e Mali i Zi. Deri tash, vetëm Bosnja ende s’është anëtare e NATO-s. Kosova (2012) dhe Serbia (2008) e kanë rolin e vëzhguesit.

Shqipëria do vijojë të luajë rol kyç në paqen e rajonit, thotë Begaj