... minut pas minuti

Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare, Gerti Bogdani

publikuar nga Brixhilda Xhuraj, ne #Albanian Post. ora 13:17

Ish-ligjvënësi demokrat, Gerti Bogdani, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, Bogdani pësoi një arrest kardiak, të cilit nuk arriti t’i mbijetojë edhe pas shtrimit në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin "Dëshmorët e Kombit”.

"Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, tha Policia e Tiranës.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bogdani, lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë ka shërbyer si deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ishte themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e filloi në vitin 2007 ku kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi.

Gjate kësaj kohe ai vijoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i "Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar.

Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mbante një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Dy vite më parë ai garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për drejtimin e Tiranës.

Bogdani ishte parë si një mbështetje e fortë dhe e vazhdueshme të nismave politike dhe qytetare në mbrojtje të vlerave, trashëgimisë së Tiranës, lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, duke organizuar nisma të shumëllojshme më të rinjtë dhe diasporën shqiptare.