... minut pas minuti

Skandali te Onkologjiku/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Edmond Gashin

publikuar nga user7, ne #Lapsi.al. ora 14:28

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi” për Edmond Gashin, mjekun e akuzuar për skandalin tek Onkologjiku. Farmacistin Florian Marku, Apeli e liroi nga masa e "arrestit në shtëpi” dhe caktoi për të masën e "detyrimit për paraqitje”.

Për të dyshuarit Brikena Qiriazi dhe Halil Gashi, Apeli vendosi të shfuqizojë masën e sigurisë "detyrim për paraqitje”, duke i lënë pa masë sigurie. Në të njëjtin vendim, Apeli i Posaçëm dërgon në Gjykatën e Lartë për shqyrtim të kompetencës lëndore të Gjykatës së Posaçme për kompetencën lëndore të pjesës së procedimit penal me objekt faktin penal të administrimit të burimit të “Kobaltit”, me persona nën hetim B.Q. dhe D.K.