... minut pas minuti

NDARJA NGA JETA E GERTI BOGDANIT/ Reagon Berisha: Rrufe në qiell të hapur

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 14:54

Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani si pasojë e infarktit.

Berisha u shpreh se ky ishte një lajm shokues jo vetëm për të, por për të gjithë demokratët, ndërsa vlerësoi Bogdanin.

“Lajm shokues, Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time. Njëri nga personalitetet e reja të PD-së më te njohura, më te shquara. Ai ka qenë një politikan, demokrat, me dinjitet me formim, me përgatitje, me ndershmëri në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare.

Gerti Bogdani ishte pasardhës i një familje të shquar, i shkolluar me rezultate më të larta, në shkollat më të mira në SHBA. Ai, midis një të ardhmeje në vendin që u shkollua dhe kontributit të vendit për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues, për mua dhe për çdo demokrat, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur.

Dy net më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se ka qenë një njeri që njoh unë, i cili te çdo qytetar dhe qytetare ka lënë vetëm përshtypje pozitive”, tha Berisha.