... minut pas minuti

Aksident i rëndë në Lezhë, furgoni i shkollës përplas fëmijën

publikuar nga Fia Nelaj, ne #Euronews. ora 16:43

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës, teksa bëhet me dije se një furgon shkolle ka shtypur një fëmijë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se fëmija dyshohet të jetë në klasë të parë dhe është transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajm në përditësim…