... minut pas minuti

Muri antik i Butrintit, mungon rruga për vizitorët në hapësirat arkeologjike

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 16:33

I ndërtuar në shekullin 4-3 p.e.s, Muri i Demës, i ndodhur mes Sarandës dhe Ksamilit, shërbente si fortifikatë e qytetit antik te Butrintit ndaj sulmeve të ushtrive armike.

Muri konsiderohet një mburojë antike e rrallë, që niste në detin Jon dhe përfundonte në Liqenin e Butrintit.

"Nga maja e kesaj kodre ne veshtrojme bukur ne anen perendimore ku laget nga detit dhe  perfundon muri i Demes ne fazen e pare, ( Shek 3–4 para krishtit) vazhdimesia ne shek 6 pas Krishtit ne periudhen e perandorit Justinian kur ku mur u rindertua, dhe faza e trete ne periudhen Bizantine i ndertimit te manastirit te Shen Gjergjit. Domethene kemi 3 faza, ku i kane dhene jete kesaj kodre”, thotw arekologu Halil Shabani.

Sot nga Muri i Demës shume pak mund të shihet me sy të lirë, pasi është i mbuluar nga bimësia.

"Ketu ndodhet trakti me i bukur por ne 2009 me nderhyrjet qe u bene ne xhade duhej qe nenkalimi te ishte bere i plote dhe te dukej gjithe trakti i murit me gjeresine e plote”, shprehet ai.

Murin e Demës, sot e njohin shumë pak për shkak se nuk ka një rrugë se si të shkosh atje.

Muri i Demës mbetet një nga veprat unike monumentale në trojet shqiptare, që daton më shumë se 2300 vite më parë.