... minut pas minuti

Kosova i jep 40 euro çdo bletari për koshere, Shqipëria 10 euro me kusht

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 16:25

Bletërritësit në vendin tonë dhe në Kosovë po pakësohen, kjo për shkak të mungesës së mbështetjes nga shteti.

Në Kosovë, shteti ka vendosur që të mbështesë çdo bletërritës me 40 euro për familje bletësh, nga të cilat 20 euro i jep Ministria e Bujqësisë dhe gjysmën tjetër e lëvron komuna përkatëse.

Në Shqipëri kjo mbështetje është më e vogël dhe e kushtëzuar. Bletarët shqiptarë marrin 10 euro pagesë nga shteti me kushtin që bletërritësi të ketë më shumë se 50 koshere.

Kreu i Shoqatës së Bletarëve në Kosovë tregon se kjo mbështetje është e vogël, por ju vjen në ndihmë, ndërsa në Shqipëri subvencionimi është vetëm 1 mijë lekë.

"20 euro i mbështet me subvencione, e 20 euro për çdo familje bletësh. Nuk janë të mjaftueshme, nuk mbulojnë, por na ndihmojnë. Fermat kohët e fundit janë duke rënë, të rinjtë janë duke emigruar, numri i bletëve janë duke rënë. Shqetësim është sepse afro 20 mijë blete janë hequr”, thotw Haki Kukaj, kryetar i Shoqatës së Bletarëve në Deçan.

"Një bletar për Shqipëri subvencionet që japin nga ministria janë 1000 lekë tw reja, ndërsa për vendin fqinj është 20 euro. Familja bletare në Shqipëri ka pasur gjithmonë në rritje të ndjeshme, në të ardhmen mbase mund të kemi problematika tona, jo çdokush është i fokusuar, një pjesë e njerëzve e shet si tregti, por bleta duhet parw me pasion”, shprehet Bledjan Kosturi, kryetar i Shoqatës së Bletërritësve në Korçë.

Shoqatat e dy shteteve shqiptare kanë kërkuar të dalin me një markë të përbashkët në tregun rajonal dhe evropian, por ende gjithçka ka mbetur në fazën e diskutimeve.

Prodhimi i mjaltit dhe lëndëve të tjera që përftohen nga bletët këtë vit ka rënë ndjeshëm, ndikuar edhe nga kushtet atmosferike. Krahasuar me një vit më parë, prodhimi ka rënë me 30%.