... minut pas minuti

Hoti: Projektligji i ri për sigurimet shëndetësore është pothuajse i njëjtë me atë të 2014-së

publikuar nga Altina Marmullaku, ne #Albanian Post. ora 16:51

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se projektligji i ri për sigurime shëndetësore është përgatitur për të mbuluar dështimin 4-vjeçar në shëndetësi.

Ai ka sqaruar se nga krahasimi nen për nen i projektligjit të ri me ligjin në fuqi të 2024-së është vërejtur se shumica e neneve janë pothuajse identike me atë të 2014-së.

“Disa nene janë riorganizuar e janë zgjeruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në esencë krahasuar me ligjin ekzistues. Shkalla e kontributit mbetet e njëjtë, 3.5% nga punëdhënësi dhe 3.5% nga punëtori. Është shtuar mundësia që Fondi të ofrojë sigurime shëndetësore vullnetare sikurse siguruesit e licencuar në sektorin privat”.

“Janë definuar pak më në detaje disa elemente, në veçanti sa i përket personave të varur nga i siguruari dhe të tjerët që duhet të mbulohen me sigurim nga shteti. Shihni tabelën në vijim ku specifikohen dallimet nen për nen të projektligjit me ligjin ekzistues”, ka shkruar Hoti në rrjetin social ‘Facebook’.

.dcmads { display: grid !important; width: 100% !important; justify-content: center; } .dcmads:nth-of-type(1), .dcmads:nth-of-type(2) { display: none !important; }

Sipas tij, shëndetësia vazhdon të jetë me një sërë problemesh të vjetra.

“Nuk janë funksionalizuar sigurimet shëndetësore, nuk është funksionalizuar sistemi informatikë shëndetësor, është bërë kaos me listën e barnave esenciale, furnizimi me barna është joefikas, emigrimi i mjekëve dhe stafit ndihmës mjekësor është 50% më i lartë se para vitit 2021”.

“Buxheti për shëndetësi është larg nivelit të kërkuar me standarde evropiane, ku Kosova shpenzon vetëm 3.5% të PBB-së në shëndetësi, krahasuar me 6% të PBB-së sa janë standardet evropiane, investimet kapitale janë tepër të ulëta për të arritur modernizimin e institucioneve shëndetësore”.

Më 28 gusht, Qeveria e Kosovës, ka miratuar projektligjin për sigurime shëndetësore.

Sigurimet shëndetësore në pushtete të ndryshme ishin premtuar që nga viti 2004 dhe i njëjti gjithmonë ishte pjesë e plan-programeve elektorale të partive, i njëjti asnjëherë nuk ishte përmbushur nga asnjë Qeveri.

Mbledhja e fondeve për ligjin e sigurimeve shëndetësore ishte paralajmëruar të nis që nga 1 korriku i vitit 2017.

Atë kohë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës 17 milionë euro, derisa më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës.

Prej atëherë çështja ka mbetur pezull.

Buxheti për sistemin e përgjithshëm shëndetësor për vitin 2024, kap vlerën e 345 milionë eurove.