... minut pas minuti

Lajla Përnaska mes lotësh: Ja si e njoh Gert Bogdanin që fëmijë…

publikuar nga Fia Nelaj, ne #Euronews. ora 17:46

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla përnaska ka shprehur ngushëllimet e saj mes lotësh në emisionin People në Euronews Albania për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD dhe njëkohësisht kolegut të saj, Gerti Bogdanit.

Në fjalën e saj ajo u shpreh se të ndjerin e ka njohur që fëmijë për shkak të një lidhje familjare që ka pasur me nënën e Gerti Bogdanit.

“Së pari dua të shfrytëzoj edhe median tuaj që ti përcjell ngushëllimet e mia prindërve, bashkëshortes, fëmijëve. S’do e kisha imagjinuar kurrë të isha në një panel të tillë të flisja për diçka të kësaj natyre. Jam këtu në respekt të fighurës së Gertit dhe gjithë asaj që ai ka lënë pas, në respekt të njohjes sime me familjen dhe në vazhdim të rrugëtimit tim edhe për punën me të brend Partisë Demokratike. Njohja me të është që fëmijë, sepse me nënë e Gertit kam lidhje familjare, ishte imazhi i një fëmije me një model të shkëlqyer në shkollë, në sjellje. Unë e ndoqa me shuymë kënaqësi mbrëmë në një media, kur diskutohej për fushatën zgjedhore në SHBA dhe mu bë qejfi që u rikthye në debatin politik e publik,” –u shpreh Përnaska.

Gerti Bogdani ndërroi jetë mesditën e kësaj të mërkure, pasi pësoi arrest kardiak në ambientet e një lokali ku po konsumonte kafen me miqtë e tij.