... minut pas minuti

“Wisdom falsifikoi firmën time për diplomat që shiste me lekë” – Flet ish-rektori

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 18:34

Dite e fundit mediat e vendit fqinj publikuan lajmin se pronari dhe administratori i “Wisdom” janë arrestuar në Itali.

Savino Cianci dhe Leonardo Catalano dyshohet se janë të përfshirë në një skemë mashtrimi me lëshimin e certifikatave dhe diplomave false.

Autoritetet italiane kanë provuar se ky institucion i arsimit të lartë në vendin tonë i lëshonte këto dokumente për shtetas italianë që synonin të futeshin në administratë në këmbim të  8 mijë eurove.

Kolegji Universitar “Wisdom” në Tiranë sipas  dokumenteve të QKR është themeluar në vitin 1996 me pronësi 100% shqiptare, por që prej 2021, administrator i saj është italiani Savino Cianci.

Lush Përpali ish-rektori i kolegjit universitar Wisdom tregoi në emisionin People në Euronews Albania se ai ka qenë i pari që i ka bërë denoncim në prokurori lidhur me atë që po ndodhte në këtë universitet me falsifikimin e diplomave.

“Unë kam bërë vetë kallëzim më prokurori ka bërë rektori që ka ardhur pas meje për certifikata false. Savinon e njoh dhe bashkëjetuese e tij që ishte administratore, atë tjetrin nuk e njoh, janë pronarë, e kanë blerë institucionin. Në fillim kishim marrëdhënie të mira, pastaj personat që ata lanë aty për administrim kishim filluar sjellje arrogante me stafin. Kam filluar punë aty nga 2016 deri në dhjetor të 2023. Ata nuk kanë qenë akademikë por kishin njohuri. Qëllimi i blerjes së këtij universiteti si duket ka qenë ky. Ne kemi denoncime në Ministrinë e Arsimit që nga janari i këtij viti. Në dhjetor 2023 isha në detyrë por isha në proces largimi. Nga muaji dhjetor vjen një shkresë nga MAS që kërkoi sqarim nëse një diplomë është e rregullt apo jo, dhe është nga këto diplomat që dolën tani. Firma i ngjante firmës sime, por unë nuk i kam firmosur kurrë, s’mi kanë sjellë kurrë. Unë ja dërgova dekanit, kam pritur dhe nuk mora një shkresë, unë ndërkohë dhashë dorëheqjen. Kur ka ardhur rektori i ri i kam bërë email Ministrisë së Arsimit dhe i them kjo certifikatë është false, nuk ka asnjë vlerë”, tha ish-rektori.