... minut pas minuti

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja Edlira Çepani

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 17:48

Aktivistja Edlira Çepani, bashkëshortja e ish-deputetit të PD Gerti Bogdani i cili humbi jetën ditë e sotme në moshë të re për shkak të një ataku kardiak, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së dhimbshme.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Çepani lajmëron humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të saj.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vëllait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shprehet Çepani.

Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditën e kësaj të mërkure. Ish-deputeti i Partisë Demokratike pësoi arrest kardiak ndërsa ishte në ambientet e një lokali në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët e tij opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme.