... minut pas minuti

ALARM NË BEOGRAD/ Zbulohet bomba 240 kilogramëshe pranë Parlamentit të Serbisë

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 18:42

Një bombë, e cila dyshohet se e ka origjinën nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur pranë Kuvendit të Serbisë ditën e sotme.

Sipas mediave serbe, bomba është gjetur në rrugën Vlajkovićeva pranë Kuvendit të Serbisë, gjatë ndërtimit të një garazhi.Raportohet se bëhet fjalë për një bombë 240 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ndodhet rreth tetë metra nën sipërfaqen e tokës.

Aktualisht në terren ndodhen një numër i madh i zjarrfikësve, ndërsa autoritet po punojnë për largimin e saj nga perimetri i Parlamentit.