... minut pas minuti

Erdogan: Izraeli po përpiqet të zgjerojë konfliktin në rajon

publikuar nga lia rda, ne #ABC News. ora 19:16

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Izraeli po përpiqet të zgjerojë konfliktin në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

"Përpjekjet e Izraelit për të zgjeruar konfliktet në rajon janë jashtëzakonisht të rrezikshme… përpjekjet për të ndaluar agresionin izraelit do të vazhdojnë,” tha Erdogan gjatë një bisede telefonike me kryeministrin libanez Nejib Mikati, tha Zyra e Bashkëpunimit Mediatik të Presidentit turk.

Udhëheqësi turk shprehu ngushëllimet e tij për "ngjarjet e fundit në Liban, humbjen e jetës” dhe u uroi të plagosurve "shërim të shpejtë”.

Më shumë se 2,000 njerëz në të gjithë Libanin, duke përfshirë anëtarë të grupit paraushtarak libanez Hezbollah dhe mjekë, u plagosën të martën kur pejgerët e përdorur nga militantët e Hezbollahut për të komunikuar shpërthyen në të gjithë vendin.

Pejgerët që u shpërthyen ishin të modelit më të fundit dhe Hezbollahu i kishte marrë ato muajt e fundit.

Ushtria izraelite refuzoi të komentojë përfshirjen në shpërthime./abcnews.al