... minut pas minuti

Hasani uron Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës: Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë

publikuar nga Xhen Sila, ne #ABC News. ora 19:11

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Në një postim në rrjetin social X, ministri Hasani shkruan se Berset do të forcojë vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

"Urime Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Lidershipi juaj do të forcojë padyshim vlerat tona të përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë!”, ka shkruar ministri në X.

Congratulations to @alain_berset on taking up the post of Secretary General of the Council of Europe.

Your leadership will undoubtedly strengthen our shared values of human rights, democracy, and the rule of law. Looking forward to our continued cooperation! pic.twitter.com/67Jra1Kdw1

— Igli Hasani (@IgliHasani) September 18, 2024

Berset u zgjodh si Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për një mandat 5 vjeçar në qershor. Ai mori 114 vota kundrejt rivalëve Indrek Saar dhe Didier Reynders, të cilët morën 85 vota dhe 46 vota./abcnews.al