... minut pas minuti

Dueli i madh i mbrëmjes/ Champions League, publikohen formacionet e ndeshjes Manchester City-Inter

publikuar nga Re Nato, ne #ABC News. ora 19:55

Ajo që ishte finalja e dy sezoneve më parë, do të jetë mbrëmjen e së mërkurës një ndeshje grupi në Champions League, dhe spektakli duket i garantuar në stadiumin “Etihad”.

Manchester City pret Inter dhe flitet për dy nga ekipet më të mirë të Europës, kampionia e Anglisë dhe kampionia e Italisë.

Pak para nisjes së takimit, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Manchester City: Ederson, Lewis, Dias, Akanji, Gvardiol, Rodri, Savinho, Silva, De Bruyne, Grealish, Haaland.

Inter: Sommer, Bastoni, Acerbi, Bisseck, Augusto, Zielinski, Çalhanoglu, Barella, Darmian, Thuram, Taremi./abcnews.al