... minut pas minuti

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Kemi nisur një faze të re lufte

publikuar nga Xhen Sila, ne #ABC News. ora 21:45

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka shpallur fillimin e një “faze të re” lufte teksa ushtria e kthen vëmendjen në frontin verior me Libanin. Kjo deklaratë vjen pas dy ditësh shpërthimesh të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, për të cilat grupi libanez akuzon Izraelin se qëndron pas.

Duke folur me trupat izraelite, Yoav Gallant nuk përmendi shpërthimet misterioze por vlerësoi punën e ushtrisë izraelite dhe agjencive të sigurisë, duke thënë se "rezultatet janë shumë mbresëlënëse”.

Pas muajsh lufte në Gaza, ai tha se "qendra e gravitetit po zhvendoset në veri duke devijuar burimet dhe forcat”.

"Ne jemi në fillimin e një faze të re të luftës – kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje,” tha ai.