... minut pas minuti

Mallra kinezë dhe turk? Çfarë produktesh po hyjnë më shumë në Shqipëri

publikuar nga Java News, ne #JavaNews. ora 21:33

Minimumet e reja historike të këmbimit të monedhës europaine kundrejt lekut vendas i kanë detyruar sipërmarrësit shqiptarë të ndryshojnë gjeografinë tregtare të këmbimit të mallrave në muajin gusht.

11 miliardë lekë më pak produkte shqiptare të shitura në tregjet e huaja se korrik 2024 por dhe 5 miliardë lekë krahasuar me gusht 2023, kanë bërë që eksportuesit të reduktojnë marrëdhëniet tregtare, të humbasin partner por edhe të vihen në kërkim të tregjeve të reja për të mbijetuar si biznese.

"Përpiqen të eksplorojnë tregje të tjera që mund të kenë kërkesa më të larta çmime më të larta por dhe standardet për të eksportuar janë më të larta. Mund të jetë një pjesë e eksportuesve që mund të përshtaten me këto tregje e produkte që kanë kosto të ulët fitimi”, tha për A2 CNN, eksportuesi Alban Zusi.

Përqendrimi në shtetet më të afërta duke zbehur dhe partner të rëndësishëm tregtar si pasojë e kostove të larta, është zgjidhja që sipërmarrësit po ndjekin. Në një situatë të tillë me Italinë, Kosovën, Gjermanin, Greqinë e Kinën shitëm kryesisht materiale ndërtimi e mineralet djegëse, por përsëri më pak se një vit më parë.

Nga ana tjetër kemi blerë importuar më shumë mallra nga Kina, Turqia e Italia. “Të humbasësh kryesisht marrëdhënien dhe tregjet e vendet ku ke nivelin më të lartë të tregtisë është shqetësuese. Nëse i humbasim këta partner është shqetësuese”, shtoi Zusi.

Ndalur në rajon, Kosova vazhdon të jetë partneri kryesor për vendin tonë. Eksportuam afro 3.1 miliardë lekë ndërsa importuam 1.7 miliardë produkte.

Nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kemi blerë më shumë sesa kemi shitur. Materiale ndërtimi, minerale por dhe ushqime janë produktet që Shqipëria blenë dhe shet më shumë drejt rajonit.

/a.r